Connect with us

Lajme

Ja kush do të marrë kartelë pagesore “Blej t’vendit” nga shteti

Publikuar

“Kartelat pagesore me vlerë prej 6,000 denarë dhe do të marrin 5,726 prindër të vetëm, pensionistë me pensione deri në 15,000 denarë, ose 182,271 pensionistë, të papunë që janë punëkërkues pasivë, dmth 85,108 qytetarë, artistë të pavarur, kineastë, punëtorë të kulturës, “punëtorë të estradës”, theksoi Zaev.

Ai shton se kartelat pagesores do t’u jepen 540 studentëve të tjerë që nuk i morën këto kartela në paketën e mëparshme.

“Mbështetje për standardin studentor prej 44 milion denarë për vitin 2020 do të marrin 884 studentë dhe 347 nxenes,” tha Zaev.

Ai tha se ata qytetarë që janë mbi 64 vjeç, por nuk kanë pension dhe kanë të ardhura më pak se 15,000 denarë ose aspak të ardhura, do të marrin ndihmë.

Kjo masë mbulon mbi 280,000 bashkëqytetarë tanë dhe vlera e saj është 27.6 milion euro.

NA NDIQ NË FACEBOOK