Connect with us

Kosovë

Izraeli shënon Vitin e Ri Hebre nën masën e izolimit mbarëkombëtar

Publikuar

me

Izraeli po fillon një izolim të dytë mbarëkombëtar për të frenuar rastet e koronavirusit.

Masa po zbatohet derisa qytetarët fillojnë të shënojnë Vitin e Ri Hebre.

Kjo festë tradicionalisht shënohen përmes takimeve të mëdha, familjare.

Por, nën masën e izolimit tre javor, izraelitët mund të lëvizin vetëm brenda perimetrit 1 kilometër nga shtëpitë e tyre, me disa përjashtime, dhe numri i njerëzve të lejuar në sinagoga është ulur shumë.

Izraeli aktualisht ka një nga nivelet më të larta të të infektuarve me koronavirus në botë.

Në javën e kaluar, rastet e reja kanë arritur nivelet më të larta ditore, prej më shumë se 5.000 të infektuarve dhe udhëheqësit e vendit kanë kërkuar falje për dështimin e tyre për të frenuar pandeminë.

Deri më tani në Izraeli ka shënuar 1.169 vdekje nga sëmundja COVID-19 dhe gati 177.000 të infektuar, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”, me seli në SHBA.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se, nëse është e nevojshme, ai nuk do të hezitojë të vendosë kufizime më të ashpra.

Rosh Hashanah apo Viti i Ri Hebre zgjat dy ditë. Festimet nisën më 18 shtator. Kjo është një festë e krijimit të botës dhe shënon një fillim të ri. Këto dy ditë, njerëzit reflektojnë mbi vitin e kaluar dhe kërkojnë falje. Hebrenjtë besojnë se Zoti i vlerëson veprat e mira dhe të këqija të një personi gjatë vitit dhe vendos se si do të jetë viti i ardhshëm për ta.​

loading...

Advertisement
Kosovë5 mins ago

I jep lajmet Putini: Gati 5 mijë të vdekur në konfliktin Armeni-Azerbaixhan

Sport6 mins ago

Fonseca i lumtur me përmbysjen: Nuk ishte e lehtë, Roma reagoi mirë

Lajme17 mins ago

“E morrën 9 persona, ja si e fshehën trupin e babait”, djali i Remzi Hoxhës hedh dyshimet e forta

Kosovë22 mins ago

Aksion masiv i Policisë në qendër të Prizrenit, 13 persona nën pranga

Sport27 mins ago

Dardanet shprehen optimiste të matura për ndeshjen kundër Turqisë

Kosovë38 mins ago

Rexhep Selimi luan dhe tallet me Ramush Haradinajn dhe kandidaturën për president: S’po zgjedhim komandant

Lajme39 mins ago

Bullgaria e bllokon marrëveshjen e Frontex-it dhe Shkupit për shkak të gjuhës maqedonase

Lajme41 mins ago

Çairi edhe me një post të rëndësishëm! Ja kush emërohet Zv/drejtor i Drejtorisë së të hyrave publike!

Lajme47 mins ago

ASH reagon për drejtorët: Ejupi i “përjetshëm”, dhëndri i Nevzat Bejtës dhe vëllezërit “gjenial” Besimi!

Sport49 mins ago

Arteta i del në mbrojtje Lenos, pas gabimit trashanik ndaj Rapid Vienna

Kosovë55 mins ago

Selimi: E pyeta Albinin çka po thoshte kur tha “ka kënduar si bilbil” për Thaçin

Lajme1 hour ago

Berisha kryqëzon Ramën për ‘procedurat’: Inceneratorët helmojnë, u dogjën para ndërtimit

Lajme1 hour ago

Nga java tjetër mund të kemi orë policore për disa qytete ku ka më shumë të infektuar?!

Lajme1 hour ago

Partia Demokratike skaulifikon figura të njohura, do habiteni me emrat që nuk janë më pjesë e listave

Lajme1 hour ago

Zaev beson se negociatat do të hapen këtë vit

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com