Connect with us

Sport

Izair Emini largohet nga Drita FC

Publikuar

Skuadra e Dritës përmes një komunikate, ka bërë të ditur se sulmuesi Izair Emini është larguar nga skuadra, me marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi i Drita FC, pa ndërhyrje:

Faleminderit IZO

Izair Emini nga sot nuk do te jete me pjese e klubi tone.

Pas nje takimi ne mes te kryesise se klubit dhe lojtarit, me marreveshje te dyanshme jane dakorduar qe te ndajne rrugen e bashkepunimit.

Iza, nje vite me pare erdhi nga ekipi i Shkendies se Tetoves ku qe ne vitin e pare me ekipin bardh e kalter arriti te shpallet kampion, gjithashtu Iza kishte kontratë edhe per nje vit me ne por qe pas diskutimeve u vendos qe te ndahen rruget miqesisht.

Klubi jone i eshte mirënjohës dhe falenderon shume Izair Eminin per kontributin e jashtezakonshem ne klub duke i deshiruar shume suksese ne vazhdim te karrieres.

Paq fat IZO KAMPION!

/Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK