Connect with us

Kosovë

Italia raporton numër të lartë të vdekjeve nga Covid-19

Publikuar

Italia ka raportuar 20 vdekje lidhur me koronavirusin përbrenda 24-orëve të fundit. Kështu ka bërë të ditur raporti i përditshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së vendit të mërkurën.

Nga vdekjet e raportuara sot, numri i përgjithshëm i jetëve të humbura lidhur me virusin korona që prej shfaqjes së rastit të parë ka shkuar në 35,758, sipas la Republicca, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, Gadishulli ka pësuar rritje edhe në bilancin e përditshëm të të diagnostikuarve me sëmundjen Covid-19. Përgjatë periudhës një-ditore, në laboratorët e testimeve kanë rezultuar pozitiv gjithsej 1640 teste.

Autoritetet italiane e kanë rritur edhe numrin e testeve për një ditë, duke arritur të zhvillojnë 103,696 teste për diagnostikim të Sars-Cov2.

Numri i personave që po marrin trajtim në repartet e kujdesit intenziv në vend ka shkuar prej 239 në 244.

NA NDIQ NË FACEBOOK