Connect with us

Sport

Italia barazon me Bosnjën, Holanda mposht Poloninë dhe merr kreun

Publikuar

Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore minimale kundër Polonisë, duke i shkuar në favor edhe barazimi i Italisë, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në përballjen Holandë – Poloni e shënoi Steven Bergwijn, atëherë kur luhej minuta e 61’ e takimit.

Ky gol i siguroi Holandës tri pikët.

Ndeshje interesante u luajt edhe në Itali, mes ‘Azzuri’ dhe Bosnje dhe Hercegovinës, ku rezultati final ishte 1:1.

Dzeko kaloi mysafirët në epërsi me golin e shënuar në minutën e 57’, por Stefano Sensi riktheu balancin në minutën e 67’ për rezultatin final 1:1.

Kështu, Holanda është lidere e grupit 1 në ligën A, kurse Italia dhe Bosnja numërojnë nga një pikë mbi Poloninë që mbetet pa pikë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK