Kosovë
Itali: Vazhdon trendi i numrit të lartë të vdekjeve nga koronavirusi

Italia ka raportuar 14 të vdekur nga koronavirusi përbrenda periudhës së fundit 24-orëshe, kanë bërë me dije Ministria e Shëndetësisë së vendit të mërkurën.
Në të njëjtën ditë, shteti ka raportuar 1434 raste të reja me sëmundjen Covid-19, sipas të njëjtit burim, shkruan lajmi.net.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve lidhur me virusin korona në Gadishull ka shkuar në 35,557.
Deri më tani, 150 pacientë po trajtohen nëpër njësite të kujdesit intenziv në spitalet italiane.






















