Connect with us

Kosovë

Isa Mustafa: Vjosa e ka derën çelë në LDK, ne veç e liruam nga detyrat

Publikuar

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa tani thotë se është i hapur për komunikim me Vjosa Osmanin dhe se dera për të në parti është e hapur, transmeton Periskopi.

‘’S’kam kërkuar të përjashtohet Vjosa Osmani, vetëm të lirohet nga detyrat. Nëse vepron kundër vendimeve të LDK, bie në kundërshtim me statutin’’, ka thënë ai në një debat televiziv.

‘’Janë mbledh disa gjana për të cilat skemi pasë arsye se mund të veprojmë ndryshe. Mirëpo nëse Osmani dëshrion të flasë, jam shumë i hapur. Nuk i  mbylli dyert e komunikimit. Nëse për të është zgjidhje të bëjë parti të veten, është cështje vetja.  Por nëse do te vazhdojë në LDK, për neve është e mirëseardhur’’PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK