Connect with us

Kosovë

Infermierja e QKUK-së akuzon IKSHPK-në për dallavere me teste

Publikuar

Infermierja e QKUK-së, Shqipe Kadriu ka akuzuar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për rezultatet e testit për COVID-19.

Kadriu ka thënë se një herë sipas rezultatit të IKSHPK-së ka dalë pozitiv me virusin COVID-19 pasi sipas saj nuk e ka cekur vendin se ku punon.

Ndërsa sipas Kadriut kur i është kërkuar që të bëjë përsëri testin brenda 24 orëve duke e ditur vendin e saj të punës ka dalë negativ.

E këtë ajo e ka quajtur “Receta për me kalu covidin për 24 orë”

“Receta për me kalu covidin per 24 ore: e bëra testin pardje; nuk e shkruva ku punoj, dola pozitiv; me thirrën në punë dhe ma banë edhe një dhe shkruan ku punoj. Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzu sepse emocionet më janë pështjellu…tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku…Zoti e boftë hajr…”, shkruan ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK