Connect with us

Lajme

Ilire Dauti: Parametrat ekonomikë nuk premtojnë një të ardhme të mirë për ekonominë e vendit

Publikuar

Në debatin televiziv në Click Plus Tv21, deputetja e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti përballë Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi diskutojnë për pakon e katërt të qeverisë me masa shtesë si përgjigje ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia covid-19, përcjell in7.

Deputetja Ilire Dauti ka folur për masat e qeverisë nga pakoja e parë, e dytë,e tretë dhe tani edhe për pakon e katërt.

Ajo ka thënë se pakot e para nuk ishin të mjaftueshme për të përballuar krizën dhe se pakoja e katërt është pak më shpresëdhënëse sa i takon ndihmës ndaj qytetarëve.

Ilire Dauti gjithashtu ka thënë se për sa i takon menaxhimit në përgjithësi të situatës ekonomike aktuale dhe ajo çka pritet nga qeveria e re nuk mundë të shpresojmë shumë duke u bazuar në të kaluarën sepse parametrat ekonomikë e thonë këtë.

“Rritja e borxhit publikë dhe kriza me pandeminë janë dy elemente që rritin optimizmin tonë në aspekt të zhvillimit dhe rritjes ekonomike që sipas gjitha gjasave do të jetë jashtzakonisht shumë e vogël”, ka thënë Deputetja e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti.

NA NDIQ NË FACEBOOK