Connect with us

Kosovë

Ideologu i VV-së kujton 11 shtatorin duke goditur Grenellin

Publikuar

Anëtari i Vetëvendosjes dhe fanatiku i liderit të kësaj partie, Hysamedin Feraj, duke kujtuar 11 shtatorin tërheq paralale mes kësaj ngjarjeje dhe agresionit të Millosheviqit në Ballkan.

Ai shfrytëzon rastin që në përkujtimin e 11 shtatorit, t’ia bëj disa pyetje edhe emisarit për dialog të presidentit Trump, Richard Grenell.

Ai shkruan:

Për ne, amerikanët që humbën jetën me 11 shtator 2001 në Neë York janë viktima.

Për Grenellin tridhjetëfishi i të varëve nga çifti Millosheviç-Vuçiq në Ballkan janë vetëm perceptim!

Sa hapa e ndajnë nga konsiderimi i Holokaustit thjesht perceptim hebraik?

Grenelli e konsideron mençuri realiste marrëveshjen tonë me vrasësin për me na hap vende pune.

Sa hapa e ndajnë nga këshillmi Trumpit, si mençuri realiste, marrëveshjen me Al Qaedan për me iu hap vende pune amerikanëve?

Sot në SHBA po kryhen veprimtari simbolike për kujtimin e viktimave, por Grenelli vetëm neve na ka treguar që simbolizmi nuk i paguan qiratë, ndërsa puna po.

Lavdi viktimave të agresorëve!

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK