Connect with us

Lajme

Identifikohet dhe shoqërohet në polici shqiptari nga Durrësi, që me veturë tërhiqte zvarrë qenin

Publikuar

me

Autoritetet shqiptare në Durrës kanë arritur të identifikikojnë shtetasin 50 vjeçar, i cili ishte paraqitur në pamje teksa tërhiqte një kafshë shtëpiake (qen) pas një makine.

Siç bëjnë të ditur Policia e Shqipërisë në Durrës, F.P, banues në Sukth, është shoqëruar në polici, dhe të njëjtit i është proceduar vepër penale me masë administrative, njofton Klan Kosova.

”Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”.

 

.

Advertisement

MË TË LEXUARAT