Sport
Ibrahimovic: Virusi e pati guximin të më sfidonte, ide e keqe!

Futbollistët e Milanit u testuan dy herë, dje dhe sot, para ndeshjes së sontme kundër Bodo/Glimt, në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Evropës.
Leandro Duarti rezultoi pozitiv me koronavirus gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ishte Ibrahimovic ai që doli të ishte i infektuar, anipse dje ishte negativ.
38-vjeçari ka bërë një reagim në rrjetin social Twitter, ashtu siç di vetëm ai.
”Unë rezultova negativ për Covid dje dhe pozitiv sot. Pa asnjë simptomë. Covid kishte guximin të më sfidonte. Ide e keqe”, shkroi ai. /Lajmi.net/
I tested negative to Covid yesterday and positive today. No symptoms what so ever. Covid had the courage to challenge me. Bad idea
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) September 24, 2020






















