Connect with us

Kulturë

I dashuri i vrarë në atentat/ Historia e Fjolla Morinës, si u arrestua këngëtarja

Publikuar

me

loading...

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina është vënë në pranga nga policia kufitare në Morinë, pasi gjatë një kontrolli është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe 23 fishekë, si dhe një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Këngëtarja 34- vjecare po udhëtonte edhe me dy persona të tjerë, të cilët kanë rënë në prangat e policisë. Pistoleta tip “Zoraki”, me 23 fishekë u gjet në çantën e dorës, ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë tip çakmak.

Fjolla Morina ka qenë në një lidhje dashurie në me të riun që u vra në një atentat në vitin 2017, Juxhin Dauti, së bashku me mikun e tij Ervin Dalipi. Ajo i kushtoi të ndjerit edhe një këngë që titullohet “Si të jetoj”.


Dauti më herët ka qenë i akuzuar për vrasjen e Fation Banit, i cili u qëllua në mjetin e tij më 17 mars të 2012 në Vlorë. Nga akuza për vrasjen e Fatjon Banit, ai u shpall i pafajshëm, sakaq vrasja e Dautit mbetet edhe sot ende e pazbardhur nga policia.

Pak ditë më parë ajo publikoi një video ku tregonte dhuratën marramendëse një “Audi Q7” dhe lulet që i kishte dhuruar një mashkull misterioz./ CNA.al

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com