Connect with us

Kosovë

Hoxhë Musliu komenton njohjen e Kosovës nga Izraeli, flet edhe për reagimin e Turqisë

Publikuar

Osman Musliu imam nga Drenasi ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Musliu, ka thënë se Kosova është vend me shumicë myslimane por nuk është vend islamik.

“Ne rregullimin shtetërorë e kemi laik. Ligjet tona janë laike dhe nuk kanë mbështetje në Kuran, Bibël apo Tevrat”.

“Njohja nga Izraeli është e mirëseardhur por nuk duhet të injorojmë edhe shtetet e vogla”.

“Njohja e Izraelit nuk mund të jetë e barabartë me njohjet tjera, edhe pse është një shtet i fuqishëm”, ka thënë ai

Musliu po ashtu ka komentuar edhe reagimin e Turiqisë për shkak të njohjës së Kosovës nga Izraeli duke thënë se Turqia nuk do të ngrijë raportet me Kosovën.

“Ne nuk mund t’i themi jo Amerikës. Miku ndonjëherë kur të thotë të bësh ndonjë veprim edhe dëmtohesh por më pengojnë analistët që e ngrenë njohjen e Izraelit më lartë se shtetet tjera”, ka thënë ai.