Connect with us

Kosovë

Hoxha nga Peja shkund BIK-un: A na mashtroi Zoti për Adamin?

Publikuar

Hoxhë Drilon Gashi i ka bërë një pyetje mjaft të logjikshme hoxhallarëve tjerë të BIK-ut të cilët e kanë përjashtuar nga ky institucion dhe ia kanë bërë të pamundur të ushtrojë detyrën e hoxhës për shkak të bindjeve të tij për teorinë e Evolucionin. 

Disidenti i BIK-ut ka pyetur në fakt të gjithë mohuesit e Evolucionit dhe ata që besojnë se Ademi (Adami) ishte njeriu i parë se cilat ishin kromozomet e gjakut të tij nëse nuk kishte pasur as baba e as nënë (duke qenë njeriu i parë).

Hoxhë Gashi ka paraqitur në BIK një rrymë shumë më liberale të mendimit dhe më të lidhur me shkencën, por kundërshtitë ndaj ideve të tij ishin aq të mëdha sa ai u përjashtua, shkruan Periskopi.

Natyrisht, një përgjigjje për një pyetje të tillë nuk mund të pritet që ta kenë hoxhallarët e tjerë – duke qenë se nuk janë aspak të lidhur me shkencën.

Statusi i plotë: 

Pyetje për ata që e mohojnë Evolucionin dhe besojnë se para Ademit nuk kishte njerëz tjerë:
Nëse do ta merrnim një pikë gjaku nga trupi i këtij Ademit dhe do ta analizonim në mikroskop a do të kishte kromozome, 50% nga babai dhe 50% nga nëna, edhe pse ai -sipas jush- nuk kishte as baba e as nënë?!
Nëse po, a do të thotë kjo që Zoti në rastin e tij na paska mashtruar biologjikisht?!
Nëse jo, atëherë qysh u krijuan prej tij pasardhësit?!
Ju faleminderit

NA NDIQ NË FACEBOOK