Kosovë
Hoti pyetet për rrjedhjen e dosjeve të Speciales, tregohet i rezervuar në përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur sot një konferencë për media me gazetarë.
Aty Hoti është pyetur edhe për rrjedhjen e dosjeve të Speciales, dhe qëndrimin e qeverisë në lidhje me këtë çështje.
Hoti ka thënë se njerëzit nuk duhet të çuditen me mos-reagimin e qeverisë, pasi që sipas tij qeveria që ai drejton është një qeveri normale që nuk përzihet në punët e drejtësisë.
Komenti i tij i vetëm në lidhje me këtë çështje ishte që drejtësia ta kryejë punën e vetë në mënyrë të paanshme.
“Mos cuditeni. Tash e tre muaj ka një qeveri normale që ka kompetencat e veta, që nuk përzihet në punët e drejtësisë. Punët e drejtësisë janë të ndara nga punët e përditshme të qeverise, dhe kjo është arsyeja që ne nuk kemi reaguar . Unë bëj thirrje që drejtësia ta kryej detyrën e vet të paanshme”, tha Hoti.






















