Connect with us

Kosovë

Hoti pret në takim Artur Mrasorin, policin që u plagos rëndë në aksionin e Zhurit

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Artur Mrasori, i cili u plagos rëndë në një aksion të policisë në fshatin Zhur të Prizrenit.

Ai ishte transferuar në shtetin turk për trajtim që nga data 31 janar 2020, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare me datë 28 janar të këtij viti, kur gjatë bastisjes së një shtëpie në Zhur të Prizrenit mbeti i lënduar pas një shpërthimi të eksplozivit, ndërsa nga plagët e marra kishte vdekur kolegu i tij Sami Thaqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK