Connect with us

Kosovë

Hoti për largimin e Vjosa Osmanit: LDK’ja nuk e përjashton askënd

Publikuar

më

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për largimin e Vjosa Osmani nga LDK’ja.

Hoti u shpreh se LDK asnjëherë nuk e ka larguar askënd, shkruan Periskopi.

“LDK’ja nuk e përjashton askënd, ata që vendosin të marrin rrugë tjetër politike është vendim i tyre”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se me rastin e Vjosa Osmanit është respektuar statut i LDK’së.

“Ne tash kemi një statut të partisë që duhet ta respektojmë, përfshirë këtu edhe për rastin e znj.Osmani”, ka thënë ai për një TV./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK