Connect with us

Kosovë

Hoti para deputetëve: Kosova dialogon për njohje reciproke

Publikuar

më

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para deputetëve ka folur për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e nënshkruara në Uashington.

Hoti ka thënë që pavarësia e Kosovës nuk negociohet, derisa ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve me vendet fqinje.

“Qeveria ka udhërrëfyes për procesin e dialogut që duhet të përfundojë me njohjen, e ka platformën e parimeve dhe objektivave që e kemi diskutuar në Kuvend”, ka thënë kryeministri, derisa, ka folur edhe për parimet mbi të cilat Kosova është duke negociuar në dialog.

“Integriteti territorial është i panegociueshëm, sistemi unitar nuk mund të preket edhe se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, vetëm kështu mund të garantojmë në një marrëveshje që zbatohet në praktikë. Duhet të rezultojë me njohje reciproke, duhet të përmbyllet njohja nga pesë vendet që nuk na kanë njohur, duhet të ketë dispozita që e shpërbëjnë rezolutën 1244”, ka thënë ai.

Sipas kryeministrit, Kosova nuk po dialogon në nivel teknik, por, për njohje reciproke.

“Për herë të parë jemi protagonist për të arritur një marrëveshje me njohje reciproke. Ky nuk është dialog teknik, por dialog për njohje finale”

“Me dy tema që i kemi imponuar, personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Pala serbe ka kërkuar që të shtohet edhe çështja e të zhvendosurve”, ka thënë kryeministri./

 

Maqedoni15 minutes ago

Befason Brukseli për çështjen me Bullgarinë! Siljanovska: “Është e qartë se ka ndryshim”

Kosovë17 minutes ago

Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm

Lajme35 minutes ago

Kasami uron Presidenten e re të Kosovës: Kosova në rrugë të mbarë drejt stabilitetit institucional

Lajme2 hours ago

Osmani: Shiroka Pula nuk ishte pjesë e marrëveshjes sonë politike

Maqedoni3 hours ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri3 hours ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme4 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni6 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Lajme7 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni8 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri9 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë9 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK