Kryeministri Avdullah Hoti tha pas takimit me Grenell:
“Kishim një bisedë të gjërë dhe të detajizuar për të gjitha pikat e marrëveshjes, e them me kënaqësi se do të lëvizim shpejt në zbatimin e kësaj marrëveshje. Tani është kriju një momentum i ri ekonomik në Kosovë dhe rajon dhe bashkë me të besoj se do lëvizim përpara edhe në marrëveshje politike. Kjo marrëveshje që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja të punës. Në javët e ardhshme, jemi pajtuar që të lëvizim konkretisht në zbatimin e marrëveshjes”, tha ai./Periskopi/




















