Kosovë
Haziri: LDK bashkë! Beso!

Zërat që po qarkullojnë në media, se Lutfi Haziri do t’i bashkohet Vjosa Osmanit, nëse kjo e fundit do të formojë një parti të re, u është përgjigjur në mënyrë indirekte nënkryetari i LDK-së
Haziri përmes një postimi në Facebook, ka lënë te kuptohet se nuk do të largohet nga LDK-ja, për t’iu bashkuar partisë së re që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, paralajmëroi ta themelojë.
“LDK bashkë! Beso!”, ka shkruar Haziri në Facebook.
















