Connect with us

Lajme

Halil Snopçe: Të ishte kryeministri Zaev në Kuvend, do ti jepja 100 euro

Publikuar

më

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe ka theksuar edhe një herë se pozita e deputetin në vendin tonë është e degraduar. Ai këto komente i bëri sonte në emisionin “Top Tema” në Tv Telma.

“E ka thënë edhe në një seancë të Kuvendin se pozita e deputetit është e degraduar. E them kështu, pasi ne zgjidhme nga populli, e pastaj çohet dikush jep dorëheqje për të shkuar ministër. Ndërkohë, si zhvillohen debatet aty, është për të ardhur keq”, tha Snopçe.

Duke u përgjigjur rreth harxhimeve rrugore të deputetëve, Snopçe tha se në një seancë kuvendore i ka bërë gati 100 euro t’ia jap kryeministrit Zoran Zaev.

“Isha i gatshëm t’i jap 100 euro kryeministrit Zave, pasi ai aq harxhoi derisa ishte akoma deputet në dy seanca që kishte ardhur nga Strumica. 600 kilometra vajtje-ardhje aq kushtojnë për derivat me veturë”, tha Snopçe, duke shtuar se Zaev kishte bërë PR të fuqishëm e të dalë pozitiv në opinion për gjoja shfuqzimin e harxhimeve rrugore të deputetit.

Ai shtoi më tej se jo vetëm ministri, por edhe një drejtor në nivel shteti është më i privilegjuar se deputeti, edhe pse ata nuk zgjidhen drejtpërdrejtë nga populli.

I pyetur nëse ASH dhe AAA do të përkrahin ligje të rëndësishme të cilat duhet tëkalojnë me 2/3, ai tha se kjo shumicë qeverisëse do të duhet një herë të dëshmon se punon për qytetarët që ta kenë mbështetjen e tyre.

Ndryshe, në vendin tonë ka mbi 1.300 pozita udhëheqëse shtetërore.

Maqedoni22 minutes ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Shqipëri52 minutes ago

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Lajme1 hour ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Lajme2 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni3 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri4 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Lajme5 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni5 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme6 hours ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni6 hours ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë6 hours ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri7 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

NA NDIQ NË FACEBOOK