Kosovë
Haki Abazi nuk kërkon falje për rrenat e ‘ndarjes së Kosovës’: Harron thikat dhe përmend brisqet
Haki Abazi nga Vetëvendosje ka komentuar marrëveshjen e Washingtonit duke iu rikthyer temës së ndarjes – një gjë që pa dyshim se nuk ndodhi më 4 shtator siç kishin paralajmëruar nga kjo parti.
Ai ka thënë se ndarja do të ndodhte sikur presidenti Thaçi të shkonte në Washington, ndërsa akuzon Hotin se i ka vendosur Kosovës termin “Republikë” dhe se i ka vënë edhe fusnota të tjera përveç asaj që është vendosur para një dekade.
Në fakt, “Republika” është hequr edhe nga Kosova por edhe nga Serbia në tekstin e marrëveshjes ndërsa ShBA-ja i ka bërë nder Kosovës duke mos vendosur as fusnotën ekzistuese. Faktet në një anë, Haki Abazi në tjetrën – thotë Periskopi.
Ai po ashtu thotë se Ujmanit i “kanë hyrë brisk” edhe pse kjo nuk është e vërtetë.
Mediumet e afërta me z.Abazi para disa muajsh kishin publikuar madje edhe “draft-marrëveshjen” që gjoja se e ndante Kosovën. Një gjë e tillë nuk ndodhi!
Statusi i plotë:
We are not problematic guys 
Njohja dhe Republika u largua nga teksti sepse ishte planifikuar për Kosovën e ndarë me “thikat” që Thaçi nuk i dërgoi dot në Washington. Nuk duhet hequr e me lujtë lojën e të dehurit, sikur nuk ndodhi asnje gjë, e kthyen në gjysëm të rrugës, e qartë, po të mos ishte Thaçi tek ura e Mitrovicës në Qershor të vitit 1999 sot veriu i Kosovës do të ishte pjesë funksionale e republikës, edhe plot gjëra tjera do shkonin ndryshe; moshkuarja e Thaçit në Washington ka rezultuar në heqjen e thikave, edhe pse Ujmanit i kanë hyrë brisk e Republikës ja kanë vendosur edhe dy tre fusnota të reja. Kaq e ka Koti. Po me rëndësi është ëndrra e Hutave tjerë për Miljardat në minischengen .
Kostoja e të qenurit kundër demokracisë e vullnetit qytetarë është shumë e madhe!
As ndarje e as zajednicë.


















