Kosovë
Haki Abazi godet me ironinë e tij të mprehtë në postimin e fundit (me pak gabime drejtshkrimore)

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka ironizuar me bisedimet e fundit në Uashington dhe Bruksel, si dhe marrëveshjen Kosovës-Serbi për normalizim ekonomik, teksa nuk ka lënë pa përmendur tërthorazi edhe njohjen nga Izraeli.
z.Abazi duket se është ngutur në shkrimin e tij, pasi ka bërë disa gabime bazike drejtshkrimore si ‘Lindja e Mesme’ që e shkruan ‘lindja e mesme’, ‘Atlantikut’ e shkruan ‘atlantikut”.
Ai shkruan:
Kush e di agjenden në Bruksel, a mos po flitet për kubzimin dhe kunjat e Prishtinës apo kualitetin e “lartë” të asfaltit në Pejton apo për miliardat që janë nisur nga këtej atlantikut, ndoshta për 2% e 10 milionshit për pensionistët, apo për modelin e demokracise ku partia garon me program të rrejshëm por implementon programin e partisë në opozitë që vazhdon zhvatjen.
Meqë jemi vend nga lindja e mesme, qytetarët nuk kanë nevojë e as të drejtë të janë pjesmarrës.
Kjo që është instaluar është demokraci iliberale me qeveri kuslinge, me një president që po perendon dhe një kastë e zhytur deri në fyt.


















