Connect with us

Kosovë

Grenell – Albin Kurtit: Ti je çdoherë kundër Amerikës

Publikuar

Emisari për dialog i presidentit Trump, Richard Grenell, ka goditur kryetarin e partisë, VV, Albin Kurtin, pas ai paralajmëroi në Tëitter se nuk do të respektojë marrëveshjen e Ëashingtonit nëse kthehet sërish në zyrë (e kryeministrit v.j).

“Një gjë është e sigurtë, gjithmonë mund të llogarisni se Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obamës dhe kundër ideve të Bushit. Simbolizmat nuk paguajnë qera, punët po”, shkruan Grenell në Tëtitter përcjell Periskopi.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se nëse subjekti i tij kthehet në qeverisje, atëherë nuk do të respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Kurti ka thënë se ajo marrëveshje është nënshkruar nga një kryeministër jolegjitim dhe ka thënë se ndërmjetësuesit nuk duhet që të shtyjnë përpara marrëveshje që ndërlikojnë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e Kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe j transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”

NA NDIQ NË FACEBOOK