Connect with us

Sport

Golashënuesi i Moldavisë ndaj Kosovës rezulton pozitiv me COVID-19

Publikuar

Kosova e nisi të enjten mbrëma kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve.

Dardanët barazuan me rezultat 1-1 në udhëtim te Moldavia në ndeshjen e zhvilluar në Ennio Tardini në Parma të Italisë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ion Nicolaescu për moldavët, ndërsa për Kosovën shënoi Benjamin Kololli.

Megjithatë, Telegrafi ka mësuar se shënuesi i Moldavisë, Nicolaescu ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testin e bërë pas ndeshjes.

Lajmi është konfirmuar nga FFK për Telegrafin ku kanë zbuluar se janë në kontakt me UEFA-n dhe janë në pritje të vendimit për epilogun e takimit.

“Po sapo na erdhi informacioni nga UEFA se sulmuesi i Moldavisë i cili ka shënuar gol ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e bërë pas ndeshjes”.

“Vlen të ceket se ai para ndeshjes e ka pasur testin negativ dhe atë dëshmi e ka lojtari dhe UEFA”.

“Tani jemi në kontakt me UEFA-n dhe vendimi i epilogut të ndeshjes i takon atyre”.

“Jemi duke jetuar në një gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk kemi informata të shumta rreth kësaj çështje”.

“Ne do ta pranojmë dhe respektojmë çdo vendim të UEFA”, kanë thënë nga FFK.

NA NDIQ NË FACEBOOK