Connect with us

Kosovë

Gjykata Speciale: Salih Mustafa nuk deklarohet nëse është i fajshëm apo i pafajshëm për akuzat

Publikuar

Ish ushtari i UÇK-së, Salih Mustafa i njohur si “Cali” ka vendosur që të mos deklarohet fare rreth fajësisë.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin,” ka thënë ai në paraqitjen e parë para gjyqtarit të procedurës paraprakike.

Para se t’i jepej fjala atij iu lexua aktakuza dhe më pas edhe të drejtat e tij, raporton Periskopi.

Kjo është seanca e parë që po mbahet nga Gjykata Speciale, ndërsa Mustafa u bë i arrestuari i parë i saj. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK