Connect with us

Kosovë

Gjykata Speciale: Nasim Haradinaj u arrestua për dosjet, thuhet se ekzistonte rreziku i arratisjes së tij nga Kosova

Publikuar

Në seancën ndaj Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale është lexuar edhe arsyeja e arrestimit të z.Haradinaj – megjithëse ky i fundit ende nuk ka akzakuzë.

Del se Haradinaj është arrestuar për shkak të konferencave që ka mbajtur për të prezantuar dosjet që i vinin në zyret e OVL-së së UÇK-së.

“Orvatje për frikësim. Konkretisht ekziston dyshimi i bazuar se Nasim Haradinaj mbajti tri konferenca për shtyp ku ai shpërndau ose vuri në dispozicion të medias informacione konfidenciale që kanë lidhje me zyren e prokurorit të specializuar. Përmendi të dhëna për dëshmitarët dhe vendbanimin e tyre. Kjo sjellje përbën kërcënim të rëndë që e nxit një person të mos japë deklaratë ose të japë deklaratë të rreme.” – tha sekretarja.

“Së dyti, ekziston dyshimi i bazuar se  z.Haradinaj është penalisht përgjegjës për kryerjen e veprës së hakmarrjes. Konkretisht, z.Haradinaj mbajti tri konferenca për shtyp, më datë 7, 16 dhe 22 shtator 2020, ku shpërndau dhe vuri në dispozicion të medias informacione konfidenciale ku përfshihen emra dhe të dhëna të dëshmitarëve të mundshëm. Kjo ka rrezikuar sigurinë e tyre. Kjo sjellje përbën hakmarrje për dhënien e informacionit të tyre për prokurorët.”

Po ashtu, arrestimi i tij u justifikua edhe duke thënë se ekzistonte arsyeja që Haradinaj mund të arratisej nga vendi. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK