Kosovë
Gjykata ia cakton rregullat Nasim Haradinajt: Fol ngadalë, prit nga pesë sekonda

Po mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj z.Nasim Haradinaj – nënkryetar i OVL UÇK-së – që u arrestua para disa ditësh.
Në fillim, gjykatësi lejoi që të bëheshin fotografi në sallë nga ana e fotografes zyrtare të Gjykatës Speciale – për t’u larguar më pas nga salla e Gjyqit.
Ai bëri të ditura rregullat ndërsa i kërkoi sekretares të shpaloste çështjen, raporton Periskopi.
Gjykatësi kërkoi nga Haradinaj që të flas ngadalë e qartë – dhe të priste pesë sekonda para se të fliste në përgjigjje.
Nasim Haradinaj njihet për paraqitjet e tij shpërthyese në emisione televizive. /Periskopi





















