Connect with us

Kosovë

Gjoshi: Pse ky spektakël special – asnjë ushtar i UÇK-së deri sot nuk i ka ikur drejtësisë

Publikuar

Betim Gjoshi i PDK-së, shkruan:

SPEKTAKLI SPECIAL

>> Gjykata Speciale paska vendosur t’i përdorë metodat tipike të misionit të dështuar të EULEX-it për të bërë spektakle me kamera.

>> Gjykata Speciale në bërthamën e saj është një zgjatim politik për t’u përdorur për lojëra speciale politike. Përndryshe, si argumentohen këto spektakle sepse deri më sot asnjë pjestar i UÇK-së nuk i ka ikur drejtësisë?

Miq të mi!

Në Kosovë vazhdojnë të qarkullojnë disa mbetje të EULEX-it që i ngjajnë atyre mbetjeve të ekpseditave të komandantëve ushtarak serbë humbës që nuk arritën kurrë qëllimin të vendosin flamurin e tyre në ndonjë vend.

Kështu më duket kur e shoh nëpër Prishtinë ndonjë veturë të EULEX-it, si mbetje të një misioni të madh drejtësie që erdhi me shumë zhurmë në vendin tonë, që shpenzoi miliarda euro të taksapaguesve evropian, por nuk arriti kurrë të ndihmonte drejtësinë e shtetit tonë të ri.

Spektakli ishte kryefjala e këtij misioni sa herë ndërmerrte ndonjë aksion për të çuar në bankën e të akuzuarëve ndonjë zyrtar të dyshuar për korrupsion.

Sot Gjykata Speciale paska vendosur t’i përdorë këto mbetje të këtij misioni.

Sot, kjo gjykatë na tregoi se paska përzgjedhur metodat e EULEX-it për të ndërmarrë aksionet e saj për gjoja zbatim të drejtësisë.

Maskat dhe armët e gjata – janë detaje që Gjykata Speciale po na tregon se ka për qëllim të duket se po bënë diçka. Ka zgjedhur metodën tipike të EULEX-it.

Miq të mi!

Nuk ka asnjë dyshim se në bërthamën e saj Gjykata Speciale është një zgjatim politik për t’u përdorur për lojëra speciale politike.

Përndryshe si argumentohen këto spektakle?

Deri më sot asnjë pjestar i UÇK-së nuk i ka ikur drejtësisë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor vendor dhe ndërkombëtar që ndonjë pjestar i UÇK-së nuk i është përgjigjur.

Prandaj, pse po ndodh ky respresion dhe kujt po i shërbeni përmes metodave të tilla?

 

NA NDIQ NË FACEBOOK