Connect with us

Kosovë

Gjermania: Navalny u helmua me Novichok

Publikuar

Testet toksikologjike kanë shfaqur “prova joekuivoke” të agjentit nervor kimik nga grupi Novichok, thanë ata.

Z.Navalny ishte dërguar në Berlin për trajtim pasi u sëmur gjatë një fluturimi në rajonin e Siberisë së Rusisë muajin e kaluar, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Që nga ajo periudhë ai ka qenë në komë.

Ekipi i tij thotë se ai është helmuar me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin. Kremlini ka mohuar këto akuza.

Qeveria gjermane thotë se e dënon sulmin dhe i ka bërë thirrje Rusisë që të shpjegohet. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK