Connect with us

Kosovë

Gjendet një valixhe e dyshimtë, bllokohet një pjesë e rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë

Publikuar

Një pjesë e rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë është bllokuar.

Kjo për shkak të një valixhe të dyshimtë që është gjetur aty.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishitnës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”.

NA NDIQ NË FACEBOOK