Connect with us

Kosovë

Gjakovari ankohet se u dënua që e vuri “maskën pak poshtë hundës” nga polici pa maskë

Publikuar

Një qytetar nga Gjakova është ankuar në redaksinë e Periskopit se është dënuar për mos-vendosje të maskës derisa ishte në veturë nga një polic që nuk e kishte atë. 

Qytetari në fjalë, M.T., ka deklaruar se ishte në veturë bashkë me dy shokë të tij, dhe atë e dënuan pasi e kishte pasur maskën “pak poshtë hundës”.

Ai pretendon se vetë polici dënues nuk e kishte pasur maskën të vendosur si duhet, shkruan Periskopi.

Dënimet për mos-mbajtjen e maskës janë 35 euro.

M.T. ka njoftuar se qytetari në dy bashkë-udhëtarët e tij nuk janë dënuar nga zyrtarët policorë.

NA NDIQ NË FACEBOOK