Kosovë
Gazetari Vehbi Kajtazi akuzon shtetin për vdekjen e familjares së tij

Para dy ditësh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur halla e gazetarit Vehbi Kajtazi, për të cilën familjarët kanë dyshime se nuk është trajtuar sic duhet.
73 vjeçares i ishte përkeqësuar gjendja derisa ishte në spitalin e Pejës, derisa pas transferimit në QKUK nuk ishte për më shumë se tri orë në asnjë klinikë.
Pas vdekjes mjekët i kanë thënë familjarëve se ajo ka qenë e prekur me Covid-19, ndonëse në dy teste të mëhershme ajo kishte rezultuar negative. Familja kanë insistuar që të behët autopsia, rezultate e të cilave i kanë pranuar sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, e që ka dal negative.
Lidhur me këtë rast, kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka akuzuar shtetin për vdekjen e hallës së tij 73 vjeçare. Kajtazi ka treguar në detaje si është neglizhuar trajtimi i saj, derisa ajo kishte rënë në koma.
“Rasti i djeshëm i raportuar në media ka të bëjë me vdekjen e hallës sime. Mjeket vazhdimisht më kanë thënë se është negativ, deri ditën e vdekjes. Dje me thanë se ka dalë dy herë pozitiv. Unë kam insistu t`i bëhet autopsia. Rezultati i sotëm për Covid 19 del të jetë negativ.
Ky rezultat dëshmon se njerëzit janë duke vdekur sikurse kafshët, pa trajtim të duhur, pa ilaçe, me neglizhencë. Halla ime mbase do të mbijetonte po të pranohej me kohë në njërën prej klinikave të specilizuara. Por, ajo u la në Mjekësi Sportive derisa ra në koma.
Ditën e transferimit nga Peja në Prishtinë për më shumë se tri orë nuk është pranuar në asnjë klinikë. Pas praninit në mjekësi sportive, mjeku me emrin Benjamin me ka lutur që të bëjë çmos për ta transferuar në Infektive apo Pulmologji. Tek pasi ka ra në koma, tri ditë më vonë..
Është transferuar në Intensive, ku ka pasur kujdes të madh nga dr Naim Kuqi. Por, tashme ishte vonë. Hallës sime mbase nuk kemi mundur t’ia ndalim vdekjen, por asaj i ka munguar kujdesi i duhur. Rezultati i sotëm i Mjekesise Ligjore më detyron të dyshoj në trajtim të duhur.
Për këtë arsye unë, Vehbi Kajtazi, akuzoj shtetin për vdekjen e saj!”, ka shkruar Kajtazi në Twitter.























