Connect with us

Kosovë

Gaxherri ia përplas fytyrës deputetes së VV-së: Në kohën tuaj raportet me Amerikë në pikën më të ulët

Publikuar

Deputetja e VV’së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni dhe ajo e LDK’së, Besa Gaxherri janë përplasur në një debat rreth marrëveshjes që u nënshkrua në Washington.

Kryeziu-Hyseni ka thënë në një debat se në Washington nuk ka pasur marrëveshje por vetëm zotime të cilat, sipas saj, ‘kryeministrit legjitim do t’i implementoj’.

“Në Washington nuk pati marrëveshje por vetëm zotime”

“Nuk është marrëveshje, ne nuk jemi të obliguar ta zbatojmë, kryeministri jolegjitim ka thënë se do t’i implemtojë ato projekt po ashtu edhe pala serbe”, ka thënë ajo, shkruan Periskopi.

Por, lidhur më këto deklarata ka reaguar deputetja Gaxherri e cila ka thënë se deputetja e VV’së, po mashtron qytetarët.

Po ashtu, Gaxherri ka thënë se marrëdhëniet me SHBA dhe BE kanë qenë në pikën më të ulët gjatë kohës sa ishte kryeministër Albin Kurti.

“Sa herë janë angazhu Kosova ka pasur të arritura edhe fatkeqësisht nuk kanë qenë kurrë në pikën më të ulët marrëdhëniet me SHBA dhe BE nga Qeveria Kurti”

“VV i duket se SHBA s’janë kurrkushi, është e pa vertetë t’i mashtrosh, gënjesh qytetarët se është shkelur Kushtetuta”

“Nuk është vetëm e juaj e vërteta, ideologjia juaj është e dëmshme për Kosovën edhe ty në këtë moshë duhet me të ardhë keq, është marre me dalë para qytetarëve me i mashtru”, ka thënë Gaxherri./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK