Connect with us

Sport

Futbollisti i Atletico Madridit del pozitiv me COVID-19

Publikuar

Atletico Madrid ka njoftuar se Jose Maria Gimenez është testuar pozitiv për COVID-19, transmeton lajmi.net.

Klubi nga La Liga ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një komunikate të publikuar në profilin zyrtar në Twitter.

Mbrojtësi uruguaian në pritje të testeve të tjera do të zhvillojë stërvitje individuale.

Gimenez është asimptomatik dhe ka qenë në izolim në shtëpinë e tij në pritje të rezultatit të testit ku tani do të karantinohet sipas protokolit të stafit mjekësor të Atletico Madridit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK