Sport
FSHF demanton mediet: Asnjë futbollistë nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Në mediet atje u përhap lajmi kinse tre futbollistë kishin rezultuar pozitiv, por këtë lajm e ka përgënjeshtruar vet FSHF-ja.
Këta të fundit si dëshmi për atë që pretendojnë, kanë shfaqur rezultatet e testimeve të futbollistëve të raportuar si të prekur me koronavirus.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kane rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjestar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur.
I bejme thirrje madias te distancohen nga keto lajme te paverteta dhe mga kjo praktike aspak profesionale. Më poshtë përgjigjet për Ramadanin dhe Memollën.
Megjithatë, në njoftimi tjetër, FSHF-ja ka bërë të ditur se Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli nuk do të udhëtojnë në Bjellorusi për shkak të dëmtimeve.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Kombëtarja shqiptare ka zhviluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi.
Skuadra dhe i gjithe delegacioni kanë marrë po sot edhe përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë kane rezultuar negativë.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli.
Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojne terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund te rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë. /Lajmi.net/





















