Uncategorized
Çnjerëzore: Kinës i zbulohen gati 400 kampe përqendrimi ku fut myslimanët

Kina i ka ndërtuar gati 400 kampe internimi në rajonin e Xinjiangut, ndërsa ndërtimi i dhjetëra të tjerave ka vazhduar gjatë këtyre dy viteve, edhe pse autoritetet kineze kanë thënë që sistemi i tyre “riedukues” po zbutet – ka zbuluar një thinktang australiane.
Rrjeti i kampeve në perëndimin e largët të Kinës, i përdorur për të mbajtur popullësinë e uigurëve dhe minoritetet tjera myslimane, përfshin 14 të tjera që janë ende në ndërtim, sipas imazheve satelitore.
Në total, ky thinktant ka gjetur 38 qendra të mbajtjes të vendosura në këtë rajon prej vitit 2017, që variojnë prej kampeve të ri-edukimit të sigurisë së ulët e deri te burgjet e fortifikuara, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Kjo është më shumë se 100 më shumë se sa që ishte zbuluar në investigimet e mëhershme.
Pekini insiston se nuk ka abuzim me të drejtat e njeriut në Xinjiang. Autoritetet kineze fillimisht e kishin mohuar edhe ekzistencën e këtyre kampeve të përqendrimit, por më pas i përshkruan ato si qendra ku mbaheshin trajnime vokacionale dhe programe ri-edukimi.






















