Connect with us

Kosovë

Foto e rrallë e Hysni Gucatit, i plagosur rëndë gjatë luftës

Publikuar

më

Ish-zëvendësministri Isa Xhemajlaj përmes një statusi ka shkruar pas arrestimit të Hysni Gucatit, duke publikuar edhe një foto të rrallë të tij, ku shihet i plagosur rëndë gjatë luftës. Xhemajlaj shkruan:

I nderuari Mik, Bashkëluftëtar dhe Kryetarë i OVL UÇK -së, përveç plagëve të rënda që more gjatë luftës tash edhe një herë tu desh të sakrifikohesh në mbrojtje të fjalës së lirë në inters të vendit.

Mund ta marr me mend se plagët e ditëve tê sotme janë pothuajse po aq të dhimbëshme sa ato që more nga pushtuesit gjatê luftës, sepse tani u arrestove gjoja në emër të “drejtësisë” nga Gjykata selektive që e votuan disa servil dhe të paditur e që pêr fat të keq disa nga ta dje i shihnim si shokë e miq,por kur u bënë deputet e veshën me pushtet nuk ishin më ashtu siq i kishim njohur ??? !!!

Uroj e besoj që do dalësh faqebardhë e i fortë siq ishe gjithnjë, tu kthehesh femijëve, familjes ,shokëve e veçanarisht Nanës Fatë e Babës Avdullah që edhe ashtu për shkak të moshës e sidomos vajtjeve që pêrjetuan të presin të kthehesh sa mê shpejt.

Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK