Connect with us

Sport

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, Reja vjen me shumë ndryshime

Publikuar

“Kuqezinjët” në takimin e parë fituan në Minsk 0-2 ndaj Bjellorusisë. Ndërsa, sot me fillim nga ora 20:45 është nikoqire e Lituanisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Skuadra e Edi Rejës do të kërkojnë edhe trepikëshin e dytë në kuadër të Ligës C.

Tekniku italian në këtë ndeshje pritet të bëjë ndryshime në formacion, duke startuar me Mihaj, Laçin, Çekiçin, Broja dhe Sadikun – që e çojnë totalin në pesë ndryshime nga sfida e kaluar.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakoshaj: Mihaj, Dermaku, Gjimshiti: Hysaj, Laçi, Gjasula, Çekiçi, Trashi: Sadiku, Broja. /Lajmi.net/


NA NDIQ NË FACEBOOK