Connect with us

Sport

Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Moldavisë

Publikuar

‘Dardanët’ në këtë ndeshje janë në cilësinë e mysafirit, pasi Moldavia nuk ka pranuar që këtë ndeshje ta zhvilloi në shtëpinë e tyre.

Për këtë ndeshje, trajneri Bernard Challandes, ka një numër të madh lojtarësh në dispozicion, një pjesë e të cilëve do të mungojnë për ndeshjen e dytë kundër Greqisë.

Shumë klube kanë refuzuar t’i lirojnë futbollistët për ndeshjen e dytë që luhet në Kosovë, shkaku i situatës tejet të rëndë me COVID-19.

Duke pasur lojtarë të konsiderueshëm në dispozicion, Challandes mund të luaj me skemën e tij të preferuar, 4-2-3-1.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Kryeziu, Shala, Zeneli, Celina, Berisha dhe Rashica./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK