Connect with us

Sport

Formacioni i Chelseat me përforcime të reja për ndeshjen kundër Brighton

Publikuar

Frank Lampard do t’i dhurojë debutimin përforcimeve të reja Timo Werner e Kai Havertz kur Chelsea të takohet me Brightonin të hënën.

Ballafaqimi në kuadër të xhiros së parë në sezonin e ri në Premierligë do të sjellë mundësinë që tifozët e Blues t’i shohin për herë të parë së bashku në një ndeshje zyrtare blerjet e reja, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, tre të tjerët, Thiago Silva, Ben Chilwell dhe Hakim Ziyech pritet të mungojnë për ballafaqimin e xhiros së parë.

Dy të fundit janë duke u rikuperuar nga lëndimet kurse Silva i është bashkuar ekipit me vonesë pas kompletimit të transferimit nga Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK