Sport
Formacioni i Barcelonës me Coutinho, Messi dhe Griezmann

Barcelona luajti në formacionin 4-2-3-1 në miqësoren e parë ndaj Gironas me trajnerin e ri Ronald Koeman.
Rreshtimi i ri i skuadrës katalane pritet të aplikohet edhe në fillimin e sezonit të ri në La Ligë.
Mediat spanjolle kanë publikuar atë që pritet të jetë formacioni i ri i Koemanit te Barcelona, transmeton lajmi.net.
Në formacionin bazë gjendet i rikthyeri në klub nga periudha e huazimit në Bayern Munich, Philippe Coutinho së bashku me Lionel Messin dhe Antoine Griezmann. /Lajmi.net/























