Sport
Fonseca: Smalling dëshiron të kthehet te Roma

Smalling luajti edicionin e kaluar me fanellën e Romës, por në ‘Stadio Olimpico’ ishte vetëm në formë huazimi.
Lojtari anglez nuk mund të kalonte te Roma, për shkak të çmimit të lartë që kërkonte Manchester United.
Megjithatë, sipas fjalëve të trajnerit të Romës, asgjë nuk është e mbyllur, pasi dëshira e lojtarit është Roma.
“Jam në kontakte të vazhdueshme me Chris Smalling, kam folur dje me të”, ka thënë Smalling, transmeton lajmi.net.
“Ai dëshiron të kthehet te Roma dhe ne e duam atë këtu. Unë mendjo se mund të ketë të reja gjatë këtyre ditëve”, shtoi trajneri i Romës.
Kujtojmë se Roma së fundmi ka transferuar mbrojtësin e Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili mund të mbulojë pozitën e Smalling. /Lajmi.net/






















