Kosovë
Flet shqiptari që doli para tifozëve maqedonas

“Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, ishte dje kënga e disa tifozëve të Vardarit nga Shkupi të njohur si ‘Komitat’.
Por brohoritja e tyre u ndal në gjysmë nga disa dasmor shqiptarë që kaluan andej.
E njëri prej tyre, Adnan Abdullahu, që zbriti nga motori i tij për t’i shpërndarë turmën e këtyre tifozëve, një ditë pas ngjarjes bën thirrje për ndalje të gjuhës së urrejtjes në Maqedoni të Veriut.
“Dhuna nuk është zgjidhje. Ka ardhur koha t’i themi stop gjuhës së urrejtjes”, ka thënë ai për News-TV.
Pas kësaj ngjarje, 16 nga tifozët në fjalë janë arrestuar nga autoritet përkatëse në Maqedoni.





















