Sport
Flet Hysaj: Ata luanin shumë më mirë, gjendja fizike ndikoi takimin

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka dhënë komentet e tij pas humbjes që Shqipëria e pësoi ndaj Lituanisë.
Hysaj ka pranuar se lituanezët ishin më të mirë në këtë ndeshje dhe rol për këtë pati gjendja fizike e lojtarëve.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët e Hysaj.
“Nuk kishim asnjë rast për të shënuar. Ata luanin shumë mirë me topin. Problemi te ne ishte gjendja fizike, diçka që ndikoi te ne. Nuk krijuam asnjë rast dhe nuk meritonim.
Kartonin e parë mund të them se e meritova, nuk e kuptova këtë të dytin, pasi më shumë kundërshtari më shumë stimuloi. Ne donim ta fitonim ndeshjen por nuk shkoi mirë.
Në ndeshjet e radhës do jemi më mirë, pasi lojtarët do marrin më shumë minuta dhe do jenë gati. Ne kemi punuar shumë në stërvitje dhe i kisha kërkuar Mihajt për të qenë më përpara për të rrezikuar më shumë.”, u shpreh Hysaj. /Lajmi.net/






















