Sport
Fiorentina mohon interesimin për Torreira

Lucas Torreira nuk bën pjesë në listën e dëshirave të skuadrës së Fiorentinës.
Drejtori i ‘Viola’, Daniele Prade, ka bërë të ditur se skuadra e tyre nuk janë duke garuar për mesfushorin.
“Torreira është lojtar i shkëlqyer, por me mesfushën që kemi tani, jemi duke konsideruar se kemi skuadër të kompletuar”, ka thënë Prade, transmeton lajmi.net.
“Nuk jemi të interesuar të vazhdojmë më tutje”, ka thënë drejtori i Fiorentinës.
Torino tashmë kanë rrugën e hapur për të transferuar mesfushorin e Arsenal. /Lajmi.net/






















