Sport
Fiorentina interesohet për Junior Firpo

Mbrojtësi i Barcelonës, Junior Firpo, ka zgjuar interesimin e skuadrave nga kampionati italian, Serie A.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Fiorentina duan të forcojnë krahun e majtë të mbrojtjes, me shërbimet e Firpo, transmeton lajmi.net.
Barcelona paguante 18 (+12) milionë euro për kartonin e mbrojtësit të majtë.
Lojtari është në mesin e lojtarëve që janë në shitje te Barcelona dhe një ofertë e mirë e Fiorentinas do ta dërgonte lojtarin në Itali.
Mbetet të shihet se cili është plani i ‘Viola’ për transferimin e Junior Firpo. /Lajmi.net/






















