Ka arritur tashmë në Kosovë ambasadori Richard Grenell.
Po ashtu në objektin e qeverisë ka filluar takimi mes Richard Grenell dhe delegacionit amerikan dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Pas takimit palët do të mbajnë konferencë për media.
Ambasadori Grenell pritet ta vizitojë edhe Beogradin për zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara dy javë më parë në Shtëpinë e Bardhë./Periskopi/


























