Kosovë
Fillon seanca në Gjykatën Speciale ndaj Salih Mustafës

Ka filluar seanca në Hagë ndaj Salih Mustafës, ushtarit të UÇK-së që gjatë luftës njihej si “Cali”.
Gjatë kësaj seance po lexohet aktakuza ndaj tij.
Kjo seancë po transmetohet “Live” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dhe mund ta ndiqni edhe në faqen e Periskopit në Facebook.
Mustafa u arrestua vetëm të enjten e kaluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa Gjykata Speciale kishte konfirmuar aktakuzën në muajin qershor të këtij viti.
Ai akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Në këtë seancë pritet të shqiptohet masa e paraburgimit. /Periskopi





















